Hotel Comfort

Rreth Nesh

Hotel Comfort operon në fushën e hotelerisë që nga viti 2007. Me një klientelë goxha të pasur mirëpret cdo klient të saj me të njëjtën komoditet dhe rehati si në shtëpi. I ndodhur 300 m larg nga Sheshi Skënderbej në Tiranë, në Hotel Comfort  mund të gjeni restorant, bar dhe intërnet Wi-Fi falas në të gjithë ambjentin. Të gjitha dhomat janë me ajër të kondicionuar dhe televizor me satelit. Aeroporti më i afërt është Aeroporti i Tiranës, 13 km nga hotel Comfort. Në hotel ofrojmë dhe  shërbimin e këmbimit valutor.

Një oaz qetësie dhe komforti në zemër të Tiranës.

Vizitorë nga Shqipëria dhe Europa dhe amerika, në Tirane, gjejnë shtepinë e tyre te Hotel Comfort.

Klientela përzgjedh Hotel Comfort dhe rikthehet sepse përvec eksperiencës autentike vendase, gjen komfortin e shtëpisë. Në një strukturë të re dhe në qendër të Tiranës, Hotel Comfort ofron ambjente komode. Për vizitorët e Tiranës, udhëtarët për qëllime pune, po ashtu edhe vizitorë të ndryshëm nga trevat shqiptare apo të huaj që vijnë në Tiranë si turistë. Hotel Comfort vë në dispozicion, dhoma: single, twin, king size dhe suite, për t’iu përshtatur çdo vizitori. Në Hotel Comfort, të 21-dhomat janë të pajisura me: telefon, wi-fi, minibar dhe televizor me lidhje satelitore.

Në dhomat e Hotel Comfort, pushoni dhe qëndroni të lidhur me botën në të njëjtën kohë. Stafi i mirë trajnuar prej 11 punonjësish, shërben me përkujdesje dhe i përshtatet nevojave të çdo klienti. Merrni shërbim profesional gjatë shërbimit: në dhomë, restorant, bar, lavanderi. Në Hotel Comfort, për çdo turist, komunikimi bëhet më i thjeshtë. Stafi i hotelit flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe italiane. Hotel Comfort është rinovuar ndër vite duke u kujdesur gjithmonë të ruajë standartet më të mira që ofrojnë komoditet maksimal.

Kontakt

Për më shumë informacion mos hezitoni të na kontaktoni