Relaks dhe eksperiencë ekstra në ambjentet e Barit dhe Restorantit të Hotel Comfort.

Bari i Hotel Comfort ofron tre ambiente të ndryshme. Ju mund të punoni, qetësoheni, të shijoni muzikën live apo të ndiqni skuadrën tuaj të preferuar me ekran gjigand. Të gjitha këto, me pije të ndryshme, si: koktej alkoolik, analkoolik, lëngje të freskëta të frutave dhe produkte të kafeterisë. Për të gjithë të apasionuarit pas enologjisë, Hotel Comfort ofron një përzgjedhje të gjerë të verërave nga trojet shqipëtare, franceze dhe italiane. Mund t’i shoqëroni me pjata sallamesh, djathrash apo mikse midis të dyjave. Hotel Comfrort dëshiron që çdo klient, të shijojë essencën e mikpritjes shqipëtare dhe të rikthehet përsëri.

Kuzhina është e pasur mesdhetare dhe me gatime tradicionale shqipëtare, ku kuzhinieri jonë përzgjedh produkte bio të stinës të cilat i marim nga rrethinat e afërta të tiranës. Ofrojmë shërbime finger-food për të kaluar një pasdite apo një mbrëmje të këndshme në ambjentet tona të brendshme ose në verandën e jashtme të barit.
Ofrojmë darka me ushqime tradicionale dhe muzikë folklorike të trevave tona shqipëtare për klientët tanë të huaj.